Rreth Nesh
Kush jemi ne

Kompania jonë filloi vetëm me sistemin "Dina Wifi" për të vazhduar pastaj me shërbimet tjera varësisht nga kërkesat e klientëve dhe idetë tona. Secilën herë mundohemi që të jemi sa më pranë kërkesave të klientit dhe në hap me avancimin e teknologjisë. Pas sistemit "Dina Wifi" ne vazhduam me sistemin për dërgimin e mjera SMS njëherësh ( Bulk SMS) apo e-mail në formë reklamimi, urimi të festave apo dërgim te ofertave te klientët. Së fundi kemi filluar edhe me krijimin e web faqeve më profesionale përmes sistemit tonë ( Dina CMS) të krijuar nga programerët tanë. 

Për momentin jemi më të përqëndruar në zhvillimin e web faqeve profesionale dhe me dizajne modern, të cilat për momentin po mungojnë në tregun tone. Ne tregojmë profesionalitet përmes krijimit të web faqeve përmes CMS-it tonë dhe jo me sisteme tjera dhe të gatshme apo kopje. Hotspot sistemi jonë është sistem i veçantë për vendin tone. Ky sistem ju jep mundësi të shumta manipulimi me të, ideal për bizneset me qarkullim të mjaftueshëm të klientëve. Sistemi mundëson që përmes routerit tuaj të shfaqen reklamat te klientët të cilët dëshirojnë të kyqen me wifi-në tuaj. E veçanta është se egziston mundësia që secili nga klientët tuaj të shpërndajë reklamën tuaj në Facebook-un e tij personal, duke ju bërë një reklamë unike.